serbia

serbia

A1 Report - Tiranë, nis takimi i Ministrave të Jashtëm, bojkoton greku Kotzias

4h ago
SOURCE  

Description

TIRANE - Ka nisur në Tiranë Konferenca Rajonale e Ministrave te jashtem te Procesit te Bashkepunimit të Evropës Juglindore në kuadër të kryesisë së kësaj iniciative nga Shqipëria. Ashtu siç ishte paralajmëruar takimi është bojkotuar nga ministri i jashtëm grek Kotzias, pas mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të krijuara mes dy vendeve për kërkimet e naftës në ujërat e detit Jon. Gjithsesi Greqia përfaqësohet në këtë konferencë nga Sekretari i Përgjithëm i Cështjeve Evropiane. Nga ana tjetër Maqedonia përfaqësohet në këtë konferencë nga zv/kryeministri shqiptar i qeverisë për çështjet europiane Fatmir Besimi. Në hapje të konferencës, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi rëndësinë e këtij takimi për një fqinjësi të mirë ndërsa kërkoi më tepër bashkëpunim mes vendeve kyçe duke përfshirë edhe organizatat civile për një rajon më të zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç theksoi se, Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon si dhe po bën përpjeke për fqinjësi të mirë. “Sa i përket perspektivave dhe rrugën tonë drejt BE, jam dakord me ju që janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon, është duke bërë përpjekjet e saj për fqinjësi të mirë, përfshirë këtu edhe dialogun me Prishtinën.”, tha ai.