president of the united states

president of the united states

President Jahjaga's Speech at Clinton Global Initiative 2014

17h ago
SOURCE  

Description

I nderuari President Clinton, Sekretarja Clinton, Zonja dhe Zotërinj, Miq të dashur, Mirëmbrëma. Sekretare Albright, të falemnderit për prezantimin dashamirës, u preka shumë. Është një nder i madh të jem me ju sonte për të pranuar çmimin për 'Lidership në sferën publike' të ndarë nga Clinton Global Initiative, nga njerëzit të cilët përmes përkushtimit të hatashëm në sferën publike dhe lidershipit të tyre u kanë sjellë paqe dhe drejtësi miliona njerëzve, dhe të cilët vazhdojnë të punojnë me të njejtin pasion për t'i përmirësuar jetërat e njerëzve anë e kënd globit. Veprat tuaja e kanë definuar kohën në të cilën jetojmë. Zotëri President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë nder, këtë çmim të veçantë shpërblim për njerëzit e Kosovës, jetërat e të cilëve ju i keni prekur dhe ndryshuar përjetë përmes vendimit tuaj të parandaloni gjenocidin në Kosovë, dhe duke na qëndruar pranë që atëherë për të na ndihmuar ta ndërtojmë shtetin tonë në paqe, të lirë, demokratik. Para pesëmbëdhjetë vitesh, Kosova ishte vend i mbuluar nga gërmadhat. Jetërat ishin thyer në mijëra copë. Familjet ishin ndarë. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet mes komuniteteve etnike ishin shkatërruar plotësisht. Por nga hiri dhe nga ato momente dhembje, një vendosmëri, një vullnet I pashoq – dhe jo dëshprim – u shfaq. Ne ishim të vendosur të ecnim tutje, të ndërtojmë një Kosovë tjetër. Dhe këtë e bëmë. Përkundër shumë prioriteteve që i ka një shoqëri që sapo e ka mbijetuar luftën, me gjithë lëkundjet e tranzicionit dhe sfidat për të krijuar një shtet të qëndrueshëm, ne arritëm ta bëjmë. Sot Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Si Presidente, unë jam shumë krenare që jam pjesë e kësaj përpjekje dhe që u shërbej qytetarëve dhe vendit tim. Kosova – ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e të cilës e ndihmuat – do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese. --- President Clinton, Secretary Clinton, Ladies and Gentlemen, Dear Friends, Good evening. Secretary Albright, thank you for your very kind introduction, I am deeply touched. It is a great honor to be here with you this evening to be presented with an award for “Leadership in Public Service” by the Clinton Global Initiative, by the people who through their selfless commitment to public service and their leadership brought peace and justice to millions, and who continue to work as passionately to improve the lives around the globe. Your actions have truly defined our time. Mr. President, Madam Secretary, I consider this distinguished award an award to people of Kosovo, whose lives you have touched and changed forever through your decision to prevent genocide in Kosovo, and by standing by us ever since to help us build a peaceful, free and democratic country. Fifteen years ago, Kosovo was a land covered in rubble. Lives were broken into thousands of pieces. Families were divided. Many forever. The fabric between ethnic communities was torn. But out of those ashes and out of those moments of pain, a determination, a strong will - not despair - emerged. We were determined to press forward, to build a different Kosovo. And we have. Despite the many competing priorities of a society that just survived the war, the setbacks of transition and challenges in creating a viable state, we got there. Today Kosovo breathes in freedom and peace and is confidently charting its vision for the future as a member of the European Union and NATO. As the President, I am very proud to have been part of this collective effort and to serve my country and its citizens. Kosovo – the Kosovo you set free and helped rebuilt - will remain one great story of hope.